Arrestohen 30 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane në Egjipt
(last modified Mon, 09 Apr 2018 11:43:42 GMT )
Prill 09, 2018 13:43 Europe/Tirane
  • Arrestohen 30 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane në Egjipt

Burimet e sigurisë së Egjiptit njoftuan arrestimin e 30 anëtarëve të Vëllazërisë Myslimane, të cilët siç thuhet kishin për qëllim të sulmonin të krishterë gjatë ceremonisë së pashkëve.

Sipas kanalit televiziv Sky News në gjuhën arabe, burime të sigurisë në Egjipt kanë njoftuar se forcat e sigurisë së këtij vendi, të hënën kanë arrestuar 30 anëtarë të VM në zyrën e këtij grupi në provincën Al Minya. Ky raport thotë se forcat e sigurisë egjiptiane kanë zbuluar dokumente dhe dëshmi për planifikimin e kryerjes së sulmeve ndaj qendrave të krishtere njëkohësisht me festën e pashkëve. Thuhet se njëri nga të arrestuarit është përgjegjës i lëvizjes "Hasem" në provincën Al Minya.  

 

Tags