Libani proteston kundër regjimit sionist në KS të OKB
Prill 10, 2018 09:45 Europe/Tirane
Ministria e Punëve të Jashtme të Libanit ka deklaruar se do të dorëzojë një protestë në KS të OKB kundër regjimit sionist për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore të Libanit për ta sulmuar Sirinë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Libanit sot në një deklaratë ka bërë të ditur vendimin e saj për të dorëzuar një protestë në KS të OKB kundër regjimit sionist për shkeljen e hapësirës ajrore të këtij vendi. Ministria e Jashtme e Libanit gjithashtu ka dënuar sulmin e regjimit sionist në Siri, si dhe ka theksuar përsëri qëndrimet e saj të mëparshme për të mos shkelur hapësirën ajrore të Libanit për të sulmuar Sirinë.
Tags