Avionë luftarak të regjimit sionist sulmojnë selinë e Hamas në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72908-avionë_luftarak_të_regjimit_sionist_sulmojnë_selinë_e_hamas_në_gaza
Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar selinë ushtarake të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 12, 2018 07:50 Europe/Tirane
  • Avionë luftarak të regjimit sionist sulmojnë selinë e Hamas në Gaza

Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar selinë ushtarake të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në Rripin e Gazës.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se burimet informative kanë bërë të ditur se të enjten (sot) në orët e para të mëngjesit një prej bazave të brigadave Izudin Kasam, dega ushtarake të lëvizjes Hamas në jug të Rripit të Gazës, është bombarduar nga avionët luftarakë të regjimit sionist. Kanali televiziv Al-Mejadin gjithashtu ka raportuar se në sulmin e avionëve luftarakë të regjimit sionist në lindje të rajoni Shoxhaija në Rripin e Gazës është martirizuar një palestinez. Njëkohësisht me këtë, Fouzi Bahum, zëdhënësi i Hamas, ka deklaruar se agresioni i regjimit sionist kundër pozicioneve të grupeve palestineze në Gaza tregon se ky regjimi është në një gjendje të hutuar dhe të trazuar nga pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve të Gazës në protestën "E drejta për kthim". Vlen të theksohet se palestinezët që nga 30 marsi i vitit 2018 kanë filluar protestën e madhe "E drejta për kthim" afër murit kufitar mes Rripit të Gazës dhe territoreve të pushtuara palestineze (Izraelit) dhe kërkojnë kthimin e të shpërngulurve palestinezë në tokat e tyre të cilët janë shpërngulur me dhunë nga regjimi sionist.