Siria: Amerika kërcënim për sigurinë dhe paqen globale
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka deklaruar se veprimet e fundit të Amerikës tregojnë se ky vend jo vetëm që nuk respekton parimet morale, por ka humbur edhe racionalizmin në politikën e vet dhe kjo çështje në vete konsiderohet një kërcënim për sigurinë dhe paqen globale.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se një burim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë ka thënë: "Për qeverinë e Amerikës e cila ka vepruar si forcë ushtarake ajrore për terroristët vehabistë-sionist ISIS, nuk është për tu çuditur që mbështet terroristët edhe në Ghuta Lindore dhe gënjeshtrat e tyre në lidhje me përdorimin e armëve kimike, po i përdor si pretekst për të sulmuar Sirinë. Ky burim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë ka theksuar: "Qeveria e Amerikës dhe aleatet e saj si Franca dhe Anglia besojnë se me deklaratat dhe veprimet e tyre mund ta ndalin procesin e luftës së ushtrisë së Sirisë kundër terrorizmit, mirëpo qeveria e Sirisë pa marrë parasysh këto veprime dhe deklarate, po vazhdon dhe do të vazhdojë luftën e saj kundër terrorizmit. Amerika në një skenar të ri duke akuzuar Sirinë për përdorimin e armëve kimike në Ghuta Lindore në provincën e Damaskut, ka kërcënuar qeverinë e Sirisë se do të marrë përgjigjen e këtij veprimi. Ministria e Jashtme e Sirisë edhe më parë në mënyrë zyrtare ka kërkuar nga Organizata për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Kimike që të kryejë hetime në lidhje me pretendimet për përdorimin e armëve kimike në Ghuta Lindore.