Vendet sanksionuese të Katarit, këmbëngulin në kushtet të tyre
Arabia Saudite, Bahrejni, EBA dhe Egjipti, që janë vendet sanksionuese të Katarit, kanë këmbëngulur zbatimin e 13 kushteve të vendosura prej tyre si kusht për rivendosjen e marrëdhënieve bilaterale.
Adel Xhubair, Khaled Bin Ahmed Al-Khalifa, Sameh Shokri dhe Enver Gargash, përkatësisht ministër I jashtëm I Arabisë Saudite, Ministër I jashtëm I Bahrejnit, ministër I jashtëm i Egjiptit dhe ministër I jashtëm I EBA, në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare në Ligën Arabe kanë thënë: Zbatimi i kushteve të vendosura ndaj Katarit është kusht themelor për rivendosjen e lidhjeve diplomatike më këtë vend. Arabia Saudite dhe aleatët e saj prej 5 qershorit 2017 kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Dohan për shkak se Katari nuk ka ndjekur vijën arabe të liderëve të Riadit. Për këtë vendet e lartpërmendur kanë vendosur sanksione dhe embargo detare, tokësor dhe ajrore kundër Katarit. Më 13 korrik këto vende nxorën 13 kushte të nevojshme për rivendosjen e lidhjeve diplomatike të tyre me Katarin. Kushtet më të rëndësishme të parashtruara nga Arabia Saudite dhe nga aleatët e saj kundër Katarit, janë ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike të këtij vendi me Iranin dhe Hezbullahun, mbyllja e kanalit Al Jazeera, si dhe heqja e bazës turke në Katar. Doha nga ana e saj nuk i ka pranuar kushtet e vendosura nga 4 vendet arabe.