Velajeti: Hapi tjetër i rezistencës është çlirimi i Edlibit
(last modified Sat, 14 Apr 2018 08:21:34 GMT )
Prill 14, 2018 10:21 Europe/Tirane
  • Velajeti: Hapi tjetër i rezistencës është çlirimi i Edlibit

Këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare njoftoi se hapi tjetër i rezistencës në Siri është misioni për çlirimin e provincës Edlib në veriperëndim të Sirisë.

Ali Akbar Velajeti këshilltar i lideri suprem për çështjet ndërkombëtare ka thënë se çlirimi rajonit Gute Lindor në periferi të Damaskut është një fitore për të gjithë frontin e rezistencës. Ali Akbar Velajeti theksoi se vizita e tij në Gute Lindor është pjesë e diplomacisë së rezistencës dhe shtoi se rëndësia e çlirimit të rajonit Gute Lindor konsiston në faktin se Bashar Asad president i Sirisë kishte deklaruar se rrënja e terroristëve në Siri është në rajonin Gute Lindor. Velajeti përmendi pamundësinë e terroristëve në rajonin Gute lindor përgjatë 7 viteve luftë në Siri dhe shtoi se shkaku kryesor i dështimit të terroristëve është rezistenca, qëndresa, trimëria dhe përpjekja e popullit sirian. Ali Akbar Velajeti tha se Siria është një rruazë e rëndësishme e zinxhirit të rezistencës që nis nga Teherani dhe vazhdon me Bagdadin, Damaskun, Bejrutin dhe Palestinën të cilët rezistojnë përballë agresorëve të varur nga Izraeli dhe Amerika. këshilltari i lideri suprem të revolucionit islamik lidhur me kapacitetin e frontit të rezistencës ka thënë: Terroristët në Gute Lindor kanë dështuar dhe kjo tregon se forcat e varura nga Amerika nuk mund t’ia dalin ballë rezistencës në Siri. Ali Akbar Velajeti ndër të tjera shtoi se Amerika dhe aleatët e saj në rajon po përballen me rezistencën e Iranit, Irakut, Sirisë, Libanit dhe Palestinës dhe shtoi se nëse ata dëshirojnë të ndërmarrin ndonjë hap në rajon do të përballen me Rusinë, ndërkohë që nuk ekziston ndonjë mundësi për fitoren e tyre.

Tags