Sirianët festojnë rrëzimin e raketave të agresorëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73102-sirianët_festojnë_rrëzimin_e_raketave_të_agresorëve
Banorët e kryeqytetit sirian dolën në rrugë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj sulmit të fundit raketore kundër vendit të tyre nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2018 14:35 Europe/Tirane
  • Sirianët festojnë rrëzimin e raketave të agresorëve

Banorët e kryeqytetit sirian dolën në rrugë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj sulmit të fundit raketore kundër vendit të tyre nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Banorët në Damask u dyndën në qendër të qytetit për të marrë pjesë në një miting spontan të mbajtur pas një sulmi raketor të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër objektivave në kryeqytetin sirian dhe në pjesë të tjera të vendit. Banorët e qytetit po mbanin flamuj sirianë dhe këndonin slogane anti-SHBA, duke dënuar sulmin dhe duke lavdëruar përpjekjet e forcave të armatosura të Sirisë, të cilat arritën të kapnin pjesën më të madhe të raketave të lëshuara nga SHBA, Britania dhe Franca. Pjesëmarrësit në tubim gjithashtu festuan shkatërrimin e 71 "raketave të pamposhtura amerikane Tomahawks " nga forcat e mbrojtjes ajrore siriane dhe u zotuan të vazhdojnë të rezistojnë ndaj agresionit kundër vendit të tyre. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, një total prej 103 raketash cruise dhe ajër-tokë u lëshuan mbi objektivat në Siri nga anijet luftarake amerikane të vendosura në Detin e Kuq, nga aeroplanët taktikë mbi Detin Mesdhe dhe nga bombarduesit B-1B nga zona e al-Tanf.