Samiti i Ligës Arabe dhe akuzat e Arabisë Saudite kundër Iranit
Takimi i 29-të i krerëve të Ligës Arabe përfundoi me nxjerrjen e një deklarate anti-iraniane. Liga Arabe në përfundim të takimit të saj ka përsëritur akuzat e pabaza kundër Iranit dhe ka kërkuar mos dërgimin e raketave për etninë Houthi në Jemen ndërsa ka akuzuar Teheranin se nuk merr parasysh dhe nuk respekton normat dhe dispozitat ndërkombëtare.
Në deklaratën e nxjerrë nga Liga Arabe e cila u lexua nga ministri i jashtëm i Arabisë Saudite Adel Xhubair, thuhet: Kjo ligë mbështet pretendimet për pronësinë e ishujve Tombi i Madh dhe Tombi i Vogël. Pretendimet dhe akuzat e pabaza të krerëve të Ligës Arabe kundër Iranit bëhen në kohën kur populli jemenas po përgjakët për shkak të armëve që Amerika dhe Britania dërgon për Arabinë Saudite dhe EBA. Sauditët mundohen të mbulojnë dështimet e tyre në luftën kundër Jemenit, pasi ata nuk kanë fuqinë që të përballen me realitetin e rajonit dhe të botës dhe në të njëjtën kohë ata duhet të japin përgjigje për krizat humanitare dhe krimet e tyre të luftës në Jemen. Në vitet 1976, 2007 dhe 2013 takimi i krerëve të Ligës Arabe ishte mbajtur në Riad. Takimi në Dhahran u mbajt në një kohë historike me mosmarrëveshje të pashembullta, dhe disa liderë arabë kanë refuzuar të marrin pjesë në samit. Mungesa e pranisë së liderëve të Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Algjerisë dhe Omanit në samitin e 28-të të Ligës Arabe, edhe njëherë nxori në pah në thellësinë e dallimeve mes anëtarëve të Ligës Arabe. Bota islame tani ballafaqohet me probleme të mprehta dhe Liga Arabe mund të luajë një rol të rëndësishëm dhe me ndikim në zgjidhjen e secilës prej tyre. Por Liga Arabe në hijen e politikave tendencioze e të pandershme të Arabisë Saudite dhe disa sundimtarëve të tjerë arabë, është duke u fokusuar në çështje margjinale dhe është bërë një mjet në shërbim të këtyre sundimtarëve duke u shndërruar në një union joproduktiv që mjaftohet vetëm me deklarata formale dhe sipërfaqësore. Pasiviteti i Ligës Arabe mund të shihet qartë në dështimin e saj për të zgjidhur krizat rajonale, duke përfshirë rastin e palestinezëve, krizën siriane, Jemenin dhe Libinë. Në të vërtetë, në vend që të lëvizë drejt konvergjencës dhe zgjidhjes së krizave me të cilat ballafaqohen anëtarët, Liga Arabe është në rrugën e sabotimit të këtyre çështjeve. Një shembull i një lëvizjeje të tillë është i dukshëm në krizën siriane ku ky union ka pezulluar anëtarësimin e Sirisë, e cila ishte një nga themeluesit e Ligës Arabe, dhe kjo lëvizje e pajustifikuar dhe e pamenduar dobësoi më tej Ligën Arabe. Liga Arabe ka shmangur gjithashtu mbajtjen e një takimi urgjent mbi krizën palestineze në muajt e fundit, në një kohë që çështja palestineze është çështja më e rëndësishme e botës islame, ndërsa planet djallëzore të regjimit sionist dhe SHBA kundër Palestinës janë duke iu afruar një faze vendimtare.