11 të ekzekutuar në Irak lidhur me akuzat për terrorizëm
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73232-11_të_ekzekutuar_në_irak_lidhur_me_akuzat_për_terrorizëm
Një total prej 11 personash janë ekzekutuar të hënën në Irak, pasi u dënuan për akuza lidhur me terrorizmin, njoftoi Ministria irakiane e Drejtësisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 16, 2018 16:37 Europe/Tirane
  • 11 të ekzekutuar në Irak lidhur me akuzat për terrorizëm

Një total prej 11 personash janë ekzekutuar të hënën në Irak, pasi u dënuan për akuza lidhur me terrorizmin, njoftoi Ministria irakiane e Drejtësisë.

Ministria tha të hënën se të dënuarit ishin përfshirë në sulme terroriste me autobomba, në vrasjet e personelit të forcave të sigurisë" dhe në rrëmbime dhe torturimin e civilëve të pafajshëm irakianë. Ekzekutimet janë të parat që nga fillimi i vitit 2018 në Irak. Më 14 dhjetor 2017, Iraku ekzekutoi 38 anëtarë të ISIS-it dhe grupit terrorist të al-Kaidës mbi akuzat e terrorizmit në një burg në provincën jugore Dhiqar.