Ish presidenti libanez: Izraeli synon përhapjen e luftërave në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73264-ish_presidenti_libanez_izraeli_synon_përhapjen_e_luftërave_në_rajon
Ish presidenti libanez ka thënë se regjimi sionist synon përhapjen e luftërave në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 17, 2018 09:04 Europe/Tirane
  • Ish presidenti libanez: Izraeli synon përhapjen e luftërave në rajon

Ish presidenti libanez ka thënë se regjimi sionist synon përhapjen e luftërave në rajon.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Emil Lahud, ish president i Libanit, ka njoftuar se regjimi sionist me sulmet e sotme (e martë) ndaj aeroporteve të Sirisë, ka dëshmuar se është duke synuar përhapjen e luftërave në rajon. Amerika, Franca dhe Britania kanë sulmuar Sirinë nën pretekstin e sulmeve me armë kimike të ndodhura ditë më parë në Duma të Sirisë. Ish presidenti libanez ka shtuar: Shpallja e sukseseve në fushën e mbrojtjes të ushtrisë siriane kundër sulmeve amerikane, dëshmon për vullnetin e ushtrisë siriane për të kundërshtuar çdo agresion që synon sovranitetin e Sirisë. Ish presidenti libanez ka thënë se sulmet ndaj Sirisë janë bërë me qëllim të plotësimit të dëshirave të Izraelit për shkak të frikës dhe tronditjes së skenës politike dhe ushtarake të këtij regjimi e veçanërisht për shkak të faktit se sirianët dëshmuan përkrahje absolute për presidentin e tyre Bashar Asad.