Paralajmërimi i lëvizjes Ansarulllah ndaj koalicionit saudit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73358-paralajmërimi_i_lëvizjes_ansarulllah_ndaj_koalicionit_saudit
Kryetari i Komitetit të lartë revolucionar të Jemenit, ka kërcënuar koalicionin saudit për ndërmarrjen e disa veprimeve të cilat do të ndryshonin të gjitha strategjitë ushtarake dhe politike të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2018 07:59 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i lëvizjes Ansarulllah ndaj koalicionit saudit

Kryetari i Komitetit të lartë revolucionar të Jemenit, ka kërcënuar koalicionin saudit për ndërmarrjen e disa veprimeve të cilat do të ndryshonin të gjitha strategjitë ushtarake dhe politike të Arabisë Saudite.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Mohamed Ali Al Huthi, kryetari i Komitetit të lartë revolucionar të Jemenit ka thënë se nëse koalicioni agresor saudit dhe aleatët e tij vazhdojnë veprimet e tilla në lidhje me betejën në Hadida, edhe premtimet e Abdulmalek Al Huthit do të vazhdojnë. Ai ka shtuar: Koalicioni agresor është i vetëdijshëm për reagimin e Ansarullahut dhe së shpejti të gjitha strategjitë ushtarake dhe politike të Jemenit do të ndryshojnë. "Palët e vetme që përfitojnë nga luftërat civile në rajonin e Lindjes së Mesme janë amerikanët dhe izraelitët, të cilët janë përgjegjës për shumicën e konflikteve rajonale. SHBA po luan rolin kryesor të inteligjencës dhe logjistikës në lidhje me agresionin ushtarak kundër Jemenit, "vuri në dukje shefi i Ansarullahut. Mohamed Ali Al Huthi shtoi: "Arabia Saudite po paguan të gjitha shpenzimet e luftës në Jemen, dhe zyrtarët amerikanë po përfitojnë në mënyrë të konsiderueshme nga kjo luftë . Agresorët duan të marrin kontrollin e Jemenit për shkak të pozitës së tij shumë strategjike.