Zbulohen dokumente mbi varësinë e themeluesit të shtetit saudit tek Anglia
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73402-zbulohen_dokumente_mbi_varësinë_e_themeluesit_të_shtetit_saudit_tek_anglia
Biblioteka kombëtare e Katarit në faqen e saj zyrtare në internet, ka publikuar dokumente që i ka marrë nga biblioteka kombëtare e Anglisë dhe në të cilat vihet re varësia e themeluesit të shtetit saudit tek Britania e Madhe. Informacionet e marra nga biblioteka kombëtare e Katarit janë përuruar nga Sheik Tamim Bin Hamd al Thani emiri i këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 19, 2018 04:32 Europe/Tirane
  • Zbulohen dokumente mbi varësinë e themeluesit të shtetit saudit tek Anglia

Biblioteka kombëtare e Katarit në faqen e saj zyrtare në internet, ka publikuar dokumente që i ka marrë nga biblioteka kombëtare e Anglisë dhe në të cilat vihet re varësia e themeluesit të shtetit saudit tek Britania e Madhe. Informacionet e marra nga biblioteka kombëtare e Katarit janë përuruar nga Sheik Tamim Bin Hamd al Thani emiri i këtij vendi.

Dokumentet paraqesin raporte zyrtare, administrative, marrëveshje, letra dhe dorëshkrime që i përkasin themeluesit të shtetit saudit dhe kontakteve të tij me zyrat politike të Anglisë në Bahrejn, Kuvajt, Xheda dhe përfaqësinë e lartë të Irakut, Egjiptit, zyrës së Indisë dhe ministrisë së jashtme të Anglisë. Abdul’aziz bin Saud i njohur ndryshe si mbreti Abdul’aziz është themeluesi i parë i mbretërisë saudite. Anglia edhe sot me anë të nënshkrimit të kontratave të mëdha me vendet arabe të gjirit Persik, në prag të largimit të saj nga BE, po mundohet të thithë kapitalin e këtyre vendeve. Anglia ka nënshkruar kontrata ushtarake me Arabinë Saudite e cila është futur në luftë kundër Jemenit që nga viti 2015 dhe vlera e këtyre kontratave kap shifrën e 3 miliard paund.