Vriten dhe plagosen me dhjetëra civilë në Siri
Në sulmet terroriste të kryer në jug të kryeqytetit të Sirisë, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra persona.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se si pasojë e sulmeve terroriste të kryera në rajonet Al-Tedamin, Al-Kadam, Al-Zahra dhe Jermuk të Damaskut janë vrarë katër civilë dhe janë plagosur 52 civilë të tjerë sirianë. Televizioni i Sirisë ka deklaruar se pas dështimit të marrëveshjes për largimin e terroristëve të ISIS, të enjten kanë filluar disa operacione në rajonin Haxherul-Asvad në jug të Damaskut kundër terroristëve dhe gjatë bombardimeve të një vendstrehimi sekret të krerëve të ISIS në këtë rajon, janë vrarë me dhjetëra terroristë takfiristë të ISIS. Ushtria e Sirisë pas çlirimit të qytetit Duma, zonën e fundit të mbetur nën pushtimin e terroristëve në Ghuta Lindore në periferi të Damaskut, është dislokuar në zonat jugore të Damaskut për të dëbuar terroristët nga Jermuk dhe lagjja Hasherul-Asvad e Damaskut.