Franca bëri shumë gabime gjatë sulmeve kundër Sirisë
Gazeta franceze Luparizin shkroi se avionët e saj luftarakë dhe njësitë detare pësuan gabime të mëdha gjatë sulmeve kundër Sirisë.
Gazeta franceze Luparizin shkroi: "Këto gabime kanë shkaktuar shumë kritika për ushtrinë franceze. Gabimet teknike kanë ndodhur në operacionin e luftëtarëve dhe marinës të përfshirë në sulmin ndaj Sirisë. Kjo gazetë shkruan: Një avion luftarakë francezë Rafal gjuajti një raketë, duke e detyruar pilotin t'a lëshojë atë manualisht në det. Në det, një problem teknik u ndesh në monitorimin e fregatës së Francës, gjë që e bëri atë të mos jetë në gjendje të hap zjarr dhe si rezultat ushtria franceze përdori një fregatë alternative. Franca hodhi 12 raketa nga një total prej 16 raketash. Por, sipas gazetës, këto gabime nuk kanë ndikuar në rezultatin e sulmeve ushtarake.