Në jug të Damaskut bombardohen pozicionet e terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73608-në_jug_të_damaskut_bombardohen_pozicionet_e_terroristëve
Avionë luftarakë dhe njësi të artilerisë ushtarake siriane sot (e shtunë) bombarduan pozicionet e grupeve terroriste ISIS dhe "Tahrir al-Sham" në kampin Hixhar-Salud dhe Jarmuk në jug të Damaskut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 21, 2018 09:12 Europe/Tirane
  • Në jug të Damaskut bombardohen pozicionet e terroristëve

Avionë luftarakë dhe njësi të artilerisë ushtarake siriane sot (e shtunë) bombarduan pozicionet e grupeve terroriste ISIS dhe "Tahrir al-Sham" në kampin Hixhar-Salud dhe Jarmuk në jug të Damaskut.

Ushtria siriane filloi një operacion kundër këtyre terroristëve, pasi negociatat dështuan për daljen e grupit terrorist ISIS nga zona Haxhar al-Asvad dhe kampi Jarmuk në jug të Damaskut. Ushtria siriane vrau dhjetëra terroristë të ISIS dhe Tahrir al-Sham gjatë bombardimeve të zonës Hixhar-Salud dhe kampit Jarmuk në Damaskun jugor, i cili është i rrethuar tërësisht nga ushtria siriane dhe forcat e frontit të rezistencës.