Forcat e regjimit sionist arrestojnë anëtarë të Hamasit
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë arrestuar disa anëtarë të Lëvizjes Rezistenca Islamike Palestineze (Hamas) në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të shtunën në mbrëmje kanë kryer bastisje të gjera në qytetet Bejt Lahm dhe Kalkilija në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë arrestuar 19 palestinezë në mesin e tyre edhe disa anëtarë të Lëvizjes Hamas. Ndërkohë agjentët e shërbimeve inteligjente të AAP kanë kryer bastisje në qytetet Nablos, Kilkilija, Al-Khalil dhe Ramallah në Bregun Perëndimor dhe kanë arrestuar 12 qytetarë palestinezë pa u kumtuar atyre akuzën. Këto arrestime nga ana e shërbimeve inteligjente të AAP bëhen me motive politike.