Familja e të riut palestinez kërkon gjykimin e Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73682-familja_e_të_riut_palestinez_kërkon_gjykimin_e_netanjahut
Familja e të riut palestinez që u martirizua të premte e kësaj jave nga forcat ushtarake të regjimit sionist, ka kërkuar gjykimin e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 22, 2018 08:58 Europe/Tirane
  • Familja e të riut palestinez kërkon gjykimin e Netanjahut

Familja e të riut palestinez që u martirizua të premte e kësaj jave nga forcat ushtarake të regjimit sionist, ka kërkuar gjykimin e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ibrahim Ejub, babai i Muhamed Ejub, të riut 15 vjeçar palestinez i cili u martirizua në protestën e "Kthimit" të palestineze, ditën e shtunë ka deklaruar se djali i tij kishte shkuar të shikojë tubimin e palestinezëve në Gaza dhe nuk mbante armë në dorë dhe as nuk ishte i pranishëm në përleshje, mirëpo ai u qëllua nga snajperët izraelit". Babai i këtij të riu palestinez ka theksuar se ushtari izraelit që ka vrarë djalin e tij duhet të dënohet. Sionistët nuk dëshiron që asnjë fëmijë palestinezë të dijë dhe të kuptojë që ka një të drejtë dhe një tokë, prandaj për këtë arsye ata po vrasin fëmijët palestinezë. Ndërkohë Nikolay Mladinov, përfaqësuesi i OKB në Lindjen e Mesme, të premten vrasjen e këtij të riu palestinez nga forcat ushtarake izraelit dhe ka kërkuar hetimin e këtij rasti. Ai në një mesazh të publikuar në Titter ka shkruar: "Është turp që të qëllohen me armë fëmijët, sepse vrasje e fëmijëve në Rripin e Gazës nuk mund të ndihmojë procesin e paqes".