Deputeti izraelit: Adoleshentja palestineze duhet të qëllohet në gju!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73770-deputeti_izraelit_adoleshentja_palestineze_duhet_të_qëllohet_në_gju!
Një ligjvënës izraelit tha se vajza adoleshente palestineze Ahed Tamimi, e cila aktualisht po vuan një dënim me tetë muaj burg për goditjen e një ushtari izraelit, duhet të paktën të qëllohet në gju dhe të vihet nën arrest shtëpiak për gjithë jetën, duke u ankuar se ajo ende nuk është plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2018 13:11 Europe/Tirane
  • Deputeti izraelit: Adoleshentja palestineze duhet të qëllohet në gju!

Një ligjvënës izraelit tha se vajza adoleshente palestineze Ahed Tamimi, e cila aktualisht po vuan një dënim me tetë muaj burg për goditjen e një ushtari izraelit, duhet të paktën të qëllohet në gju dhe të vihet nën arrest shtëpiak për gjithë jetën, duke u ankuar se ajo ende nuk është plagosur.

"Unë jam vërtetë i trishtuar që ajo është në burg. Ajo duhet të kishte marrë një plumb, të paktën në gjurin e saj. Do ta kisha vënë nën arrest shtëpiak për pjesën tjetër të jetës së saj, "tha zëvendëskryetari i Knesset, Bezalel Smotrich, në një fjalim të dielën, duke iu referuar 17-vjeçares palestineze Ahed Tamimi, e cila ka një histori të gjatë të protestave kundër mizorive dhe politikave shtypëse izraelite në territoret e pushtuara palestineze. Amnesty International në janar i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ushtrojë presion ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për lirimin e adoleshentes palestineze.