Gazetarja më e vogël në botë, rrezik i ardhshëm për sionistët
Disa video që ka publikuar një vajzë 12 vjeçare palestineze nga agresioni dhe dhuna e vazhdueshme e sionistëve kundër palestinezëve, të shoqëruar me tekst në gjuhën arabe dhe angleze, ka shkaktuar frikë të madhe për regjimin e Tel Avivit deri në atë masë saqë atë e kanë përshkruar si "rrezik i ardhshëm izraelitët".
Ditëve të fundit një video është publikuar në rrjetet sociale në të cilën një vajzë 12 vjeçare palestineze me emrin Xheni Xhehad Al-Tamimi zhvillon polemika të ashpra me forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë hyrjes së tyre në fshatin e saj Beni Saleh në Ramallah të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan. Faqja izraelite "I24" në internet në lidhje me këtë ka shkruar: "Tel Avivi, përgatitjen e raporteve dhe dokumentarëve rreth veprimeve të dhunshme të sionistëve kundër palestinezëve nga Xheni në gjuhën angleze dhe arabe, e konsideron shumë më të rrezikshme se sa veprimin e Ahed Al-Tamimi e cila i ra me shuplak ushtarit sionist". Xheni është vajza më e vogël që vepron si gazetare në botë dhe Unioni i Gazetarëve të Palestinës e ka bërë atë anëtare nderi i këtij unioni. Asaj i është dhënë karta e gazetare nderit për shkak të publikimit të videove që tregojnë agresionin dhe dhunën e regjimit sionist kundër palestinezëve. Mediat sioniste kanë paralajmëruar për këtë vogëlushe. Xheni është vajza e tezës së Ahed Al-Tamimi të cilën e kanë arrestuar forcat ushtarake të regjimit sionist në vitin e kaluar me akuzë se ka rrah ushtarët sionist.