Bin Salman kërkon të transferojë luftën nga Jemeni në Liban
Gazeta libaneze Al Akhbar ka publikuar një e-mail të ambasadorit të Emirateve në Uashington, ku përshkruan përpjekjet e princit të kurorës së Arabisë Saudite Mohamed bin Salman për të transferuar luftën nga Jemeni në Liban.
Gazeta Al Akhbar e Libanit publikoi një e-mail të ambasadorit të Emirateve në Uashington Jusuf Al Atijab, duke cituar një kërkesë të këshilltarit të Abdul Rahman Al Sudahan, princit të kurorës të Arabisë Saudite për transferimin e luftës nga Jemeni në Liban. Kjo letër po ashtu trajton kërcënimin e kryeministrit libanez Saad Al Hariri në ditën kur u arrestua me pretekstin e ndërveprimeve të tij financiare me Rijadin. Gazeta Al Akhbar së shpejti do të publikojë tekstin e plotë të këtij email-i në uebfaqen e saj. Arabia Saudite ka dështuar për shkak të rezultatit të gjatë dhe fatal të luftës me Jemenin, krizën diplomatike me Katarin dhe dorëheqjen e kryeministrit libanez Al Hariri. Në nëntor 2017, Al Hariri zhvilloi një vizitë të papritur në Arabinë Saudite dhe dha dorëheqje pas deklaratave të ashpra kundër Iranit dhe Hezbollahut, por ai tërhoqi dorëheqjen një muaj pas me ndërmjetësimin e Francës në Bejrut dhe me këshillën e autoriteteve libaneze.