Sionistët pohojnë vrasjen masive të fëmijëve palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i74078-sionistët_pohojnë_vrasjen_masive_të_fëmijëve_palestinezë
Ish komandanti i rajonit jugor të ushtrisë së regjimit sionist në një prononcim të tij racist ka pohuar vrasjen masive të fëmijëve palestinezë në kufirin me Gazën dhe ka thënë se të tilla vrasje nuk kanë qenë të rastësishme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 28, 2018 03:26 Europe/Tirane
  • Sionistët pohojnë vrasjen masive të fëmijëve palestinezë

Ish komandanti i rajonit jugor të ushtrisë së regjimit sionist në një prononcim të tij racist ka pohuar vrasjen masive të fëmijëve palestinezë në kufirin me Gazën dhe ka thënë se të tilla vrasje nuk kanë qenë të rastësishme.

Zvika Fogel, në një intervistë dhënë agjencisë sioniste Maariv ka thënë se vrasja e asnjë personi në kufirin me Gazën nuk ka qenë e papritur apo e rastësishme dhe nuk është bërë si rezultat i përdorimit të gabuar të armëve nga ana e ushtarakëve sionistë. Ky komandant i regjimit sionist, ka thënë se ushtria sioniste në asnjë mënyrë nuk është e detyruar të kërkojë falje për vrasjen e fëmijëve palestinezë dhe për Izraelin nuk ka rëndësi mosha e personit ndaj të cilit qëllohet me armë. Kjo deklaratë raciste bëhet në kohën kur organizata dhe organet ndërkombëtare mes tyre OKB, KS i OKB dhe BE kanë dënuar vrasjen e palestinezëve sidomos të protestuesve palestinezë dhe kanë kërkuar kryerjen e menjëhershme të hetimeve për këtë rast. Viktimat kryesore të sulmeve të regjimit sionist kundër palestinezëve janë fëmijët dhe që nga nisja e intifadës së dytë të vitit 2008 e deri tani, 2300 fëmijë palestinezë janë martirizuar.