Olmert proteston: Jemi të pafuqishëm përballë Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i74274-olmert_proteston_jemi_të_pafuqishëm_përballë_iranit
Ehud Olmert, ish kryeministër i regjimit sionist ka pohuar se ky regjim është i pafuqishëm në rast të ndonjë sulmi apo përballjeje me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 30, 2018 06:13 Europe/Tirane
  • Olmert proteston: Jemi të pafuqishëm përballë Iranit

Ehud Olmert, ish kryeministër i regjimit sionist ka pohuar se ky regjim është i pafuqishëm në rast të ndonjë sulmi apo përballjeje me Iranin.

Olmert lidhur me planet e Donald Trump presidentit të Amerikës dhe mbi insistimin e Beniamin Netanjahut kryeministrit të regjimit sionist për anulimin ose reformimin e marrëveshjes bërthamore ka thënë: Unë nuk jam dakord me këta të dy. I pranishëm në konferencën vjetore të Jerusalem Post në Nju Jork, Ehud Olmert ka thënë: Unë nuk mendoj se Donald Trump ka të drejtë. Nëse ekziston ndonjë opsion tjetër atëherë le ta ndryshojë. Nëse opsion zëvendësues nuk ka mos të nxitojë për ndryshimin e kësaj marrëveshjeje. Jerusalem Post duke cituar Ehud Olmert thotë: Unë ora vendim të mos sulmojmë qendrat bërthamore të Iranit pasi ky veprim vetëm sa e kthen këtë program 2 vjet mbrapa. Olmert tha se sulmi ndaj Iranit ishte një rrezik shumë i madh dhe sot ky rrezik ekziston akoma. Olmer duke përmendur sulmin e vitit 2007 ndaj Sirisë ka thënë: Atë që nuk mundëm ta bënim me Sirinë nuk mund ta bëjmë me Iranin. Të tilla deklarata jepen në kohën kur Donald Trump më 12 maj do të japë vendimin e tij për pezullimin ose jo të sanksioneve kundër Iranit dhe për daljen ose jo të Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Vendet evropiane së bashku me Rusinë dhe Kinën kërkojnë që Amerika të mbesë në këtë marrëveshje.