Parlamenti sionist e lejon Netanjahun të shpallë luftën në raste emergjente
Parlamenti i regjimit sionist ka miratuar një ligj i cili e lejon kryeministrin e regjimit sionist të shpallë luftë në raste emergjente.
Megjithëse ligji në fjalë është kundërshtuar nga komiteti i ekspertëve, parlamenti i ka dhënë leje kryeministrit të regjimit sionist që në raste emergjente pa marrë konfirmimin e parlamentit të shpallë luftë. Sipas një artikulli të gazetës Haarets, Beniamin Netanjahu ka marrë kompetenca të reja për shpalljen e luftës. Kompetencat atij i janë dhënë nga parlamenti i regjimit sionist. megjithëse ligji në fjalë është kundërshtuar nga komiteti për çështjet e jashtme, komiteti i mbrojtjes, komiteti i kushtetutës dhe ai i të drejtave dhe drejtësisë, mirëpo në fund shumica e deputetëve të parlamentit sionist kanë votuar pro këtij ligji. Në fund të ligjit thuhet se komiteti i sigurisë pa pasur nevojë që të marrë konfirmimin e parlamentit në raste emergjente mund të shpallë luftë kundër një vendi tjetër. Në këtë mënyrë kryeministri i regjimit sionist, duke mbledhur komitetin e sigurisë vetëm me ministrin e mbrojtjes, shumë lehtë mund të shpallë luftë ndaj një vendi tjetër.