Ministri i luftës i regjimit sionist kritikon Evropën
Ministri i luftës i regjimit sionist ka kritikuar ashpër Evropën për shkak se Evropa ka shpërfillur shfaqjen teatrale të Beniamin Netanjahut kundër Iranit.
Avigdor Liberman tha se vendet evropiane akoma mundohen ta mbajnë kokën nën borë. Ditën e hënë kryeministri i regjimit sionist prezantoi disa dokumente, foto dhe CD dhe pretendoi se Irani ka program të fshehtë për prodhimin e bombës atomike. Mirëpo BE nuk i ka kushtuar vëmendje pretendimeve të kryeministrit sionist. Vende si Britania, Gjermania dhe Franca pas shfaqjes teatrale të Netanjahut, kanë thënë se ai nuk ka prezantuar asnjë dokument që të tregojë shkeljen e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Federika Mogherini duke reaguar ndaj pretendimeve të Netanjahut ka thënë se ANEA në 10 raporte të saj ka konfirmuar zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe se Netanjahu nuk ka prezantuar asnjë dokument që të vërtetojë se Irani ka shkelur marrëveshjen bërthamorë.