Vazhdojnë krimet e regjimit sionist kundër popullit të Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i74492-vazhdojnë_krimet_e_regjimit_sionist_kundër_popullit_të_palestinës
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë shkatërruar një shtëpi palestineze dhe një qendër tregtare palestineze në qytetin Tajiba në rrethin e Ramallahut në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 02, 2018 10:35 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet e regjimit sionist kundër popullit të Palestinës

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë shkatërruar një shtëpi palestineze dhe një qendër tregtare palestineze në qytetin Tajiba në rrethin e Ramallahut në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist gjithnjë me pretekste të mungesës së lejeve, shkatërrojnë shtëpitë dhe objektet që i përkasin palestinezëve. Ndërkohë kolonët sionist me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al Aksa dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë të myslimanëve. Ndërkohë kanali televiziv Al Alam ka njoftuar se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë kryer sulme dhe bastisje në disa rajone në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar të paktën 5 palestinezë.