5000 terroristë largohen nga pjesa jugore e Damaskut
5000 terroristë së bashku me familjet e tyre largohen nga qytezat Jelda, Babila dhe Bejt Saham në jug të Damaskut.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet lokale të enjten kanë thënë se në bazë të marrëveshjes së arritur mes terroristëve në jug të Damaskut dhe qeverisë së Sirisë, këta terroristë së bashku me familjet e tyre do të largohen nga këto qyteza dhe do të transferohen në veri të këtij vendi. Mbi 25 autobus kanë hyrë në qytezat Jelda, Babila dhe Bejt Saham në jug të Damaskut për të transferuar terroristët dhe familjet e tyre. Delegacioni negociator i terroristëve të këtyre qytezave një ditë më parë ka deklaruar se në bazë të marrëveshjes së arritur me qeverinë e Sirisë, ushtri siriane do të hyjë në këto zona në jug të Damaskut. Në bazë të kësaj marrëveshje të arritur me ndërmjetësimin e qendrës për pajtim kombëtar të Rusisë, grupet e armatosura terroriste të cilat nuk kanë pranuar t'i bashkohen procesit të pajtimit kombëtar, do të largohen nga këto zona dhe me garancinë e sigurisë së Rusisë, do të transferohen në rajone të tjera të Sirisë. Ndërkohë ato grupe që dëshirojnë të qëndrojnë në këto zona, do të dorëzojnë armët pranë policisë ushtarake të Sirisë dhe do të pastrojnë dosjen e vet dhe do të qëndrojnë në këto zona. Gjithashtu personave të arratisur dhe që kanë munguar nga shërbimi ushtarak do t'u jepet 6 muaj afat që të paraqiten në mënyrë vullnetare për tu bashkuar me ushtrinë e Sirisë.