Katari dënon arrestimin e shtetasit të tij nga Arabia Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i74578-katari_dënon_arrestimin_e_shtetasit_të_tij_nga_arabia_saudite
Doha ka denoncuar arrestimin e një shtetasi të Katarit në Jemen nga Arabia Saudite duke e cilësuar atë si një "shkelje flagrante" e ligjit ndërkombëtar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2018 15:20 Europe/Tirane
  • Katari dënon arrestimin e shtetasit të tij nga Arabia Saudite

Doha ka denoncuar arrestimin e një shtetasi të Katarit në Jemen nga Arabia Saudite duke e cilësuar atë si një "shkelje flagrante" e ligjit ndërkombëtar.

Në një deklaratë të publikuar të enjten, Ministria e Jashtme e Katarit bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Mohsen Saleh Saadun al-Kurabi, 63 vjeç, i cili muajin e kaluar u arrestua nga forcat saudite duke u kthyer nga Jemeni. "Arrestimi dhe ndalimi i shtetasit të Katarit, al-Kurabi, nga autoritetet saudite kur po kthehej më 21 prill nga Jemeni, ku vizitoi familjen e tij dhe pa kryer asnjë vepër penale dhe pa asnjë akuzë, është një shkelje flagrante e ligjeve kombëtare" thekson deklarata e MPJ të Katarit. Doha gjithashtu mbajti plotësisht përgjegjëse autoritetet saudite për sigurinë e al-Kurabit, duke paralajmëruar se ai rrezikohet nga "tortura dhe keqtrajtime të tjera në kundërshtim me konventat ndërkombëtare që lidhen me të drejtat e njeriut". Televizioni Al Arabiya, në pronësi të Arabisë Saudite, raportoi se al-Kurabi ishte arrestuar ndërsa përpiqej të kalonte nga Jemeni në Oman. Ky burim më tej pohoi se shtetasi i Katarit ishte një oficer i zbulimit i dyshuar për mbështetjen e lëvizjes së Jemenit Huthi.