Haaretz: Gënjeshtrat bërthamore të Izraelit po vazhdojnë
Gazeta izraelite “Haaretz” vuri në dukje pretendimet e rrejshme të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, në lidhje me programin atomik të Iranit dhe ka shkruar se Izraeli po vazhdon gënjeshtrat e vazhdueshme bërthamore të tij.
Faqja në internet e gazetë izraelite “Haaretz” të enjten në një artikull të kryeredaktorit të kësaj gazete Gideon Levy të publikuar me titull “Izraeli ka gënjyer”, ka shkruar: “Izraeli për 60 vite po vazhdon gënjeshtrat e tij atomike dhe deri më tani akoma nuk ka thënë të vërtetën në lidhje me programin e tij bërthamor. Pretendimi i Izraelit në lidhje me përdorimin mjekësor të reaktorit “Dimona”, ka qenë mashtrimi i shekullit, sepse ky regjim po ndjek politika të paqarta bërthamore. Regjimi i Tel Avivit nuk ka nënshkruar akoma asnjë traktat atomik dhe nuk lejon inspektorët ndërkombëtar të inspektojnë qendrat bërthamore të tij, ndërkohë që çdo kusht që mundohet t’i zbulojë gënjeshtrat bërthamore të Izraelit, shpallët armik dhe tradhtar”.