Mahmud Abasi detyrohet të kërkojë falje!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i74626-mahmud_abasi_detyrohet_të_kërkojë_falje!
Presidenti i Autoritetit Autonom Palestinez, i cili tha se Holokausti ka ndodhur me fajin e hebrenjve, është detyruar të kërkojë falje.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 04, 2018 17:25 Europe/Tirane
  • Mahmud Abasi detyrohet të kërkojë falje!

Presidenti i Autoritetit Autonom Palestinez, i cili tha se Holokausti ka ndodhur me fajin e hebrenjve, është detyruar të kërkojë falje.

Presidenti i Autoritetit Autonom Palestinez Mahmud Abas kërkoi falje për deklaratën e tij mbi hebrenjtë dhe ngjarjen e Holokaustit. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke folur në Këshillin Kombëtar të Palestinës, ai tha se qëllimi i tij nuk ishte të zemërojë hebrenjtë dhe se respekton plotësisht religjionin hebre. Në deklaratën e tij, ai gjithashtu dënoi Holokaustin dhe e përshkroi atë si një nga katastrofat më të tmerrshme të historisë. Derisa ai kërkoi falje, ministri i luftës i regjimit sionist, Avigdor Lieberman, ka thënë se kërkimfalja e Mahmud Abas nuk është pranuar.