Terrorist, hajdut, apo biznesmen?
Ish kreu i krahut politik të të ashtuquajturit grupi militant Xheish al-Islam thuhet se ka vjedhur miliona dollarë nga paratë e dhuruara nga sponsorët rajonalë të grupeve terroriste në Siri dhe i ka përdorur paratë për të blerë restorante dhe qendra tregtare në Turqi dhe në Arabinë Saudite.
Faqja e internetit e gazetës në gjuhën arabe Damascus Now, njoftoi të dielën se Muhamed Alush ka përvetësuar rreth 47 milionë dollarë gjatë viteve të fundit dhe i ka fshehur ato nga udhëheqësit e organizatës terroriste. Raporti shton se Alush i përdori paratë për të blerë pasuri të paluajtshme në Turqi dhe Arabinë Saudite, duke përfshirë restorantin Ewan, lavazhe të makinave dhe qendra tregtare në Stamboll, si dhe Restorantin Rebou al-Sham dhe tre tregje tekstile të drejtuara nga Bilal Oyoun në kryeqytetin saudit Rijad. Komandantët e Xheish al-Islam thuhet se i kanë kërkuar Alush të kthejë shumën e vjedhur, por pa dobi. Alush ishte një nga themeluesit e grupit militant Xhaish al-Islam, dhe deri kohët e fundit udhëhoqi zyrën e tij politike. Ai dha dorëheqjen nga posti i tij më 3 maj, pasi grupi pati një seri humbjesh poshtëruese në betejat kundër forcave ushtarake siriane e në rajonin Ghouta Lindore në periferi të Damaskut.