Liban: Niveli i pjesëmarrjes në zgjedhje 49%
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i74798-liban_niveli_i_pjesëmarrjes_në_zgjedhje_49
Rezultatet e reja të zgjedhjeve parlamentare në Liban dëshmojnë pjesëmarrje 49% të votuesve dhe një fitore të listave të dy palëve në jug, Balek Hermel dhe Bejrut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 07, 2018 06:34 Europe/Tirane
  • Liban: Niveli i pjesëmarrjes në zgjedhje 49%

Rezultatet e reja të zgjedhjeve parlamentare në Liban dëshmojnë pjesëmarrje 49% të votuesve dhe një fitore të listave të dy palëve në jug, Balek Hermel dhe Bejrut.

Qendrat e votimit janë mbyllur në Liban për zgjedhjet e para të përgjithshme pas 9 vjetësh, një periudhë kohe kjo e shënuar nga një paralizë politike në vend dhe lufta e përgjakshme në Sirinë fqinje. Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në 2009-tën për një mandat të zakonshëm 4 vjeçar. Por parlamenti e zgjati dy herë mandatin e tij për shkak të paqëndrueshmërisë si dhe me pretekstin e reformimit të ligjeve zgjedhore. Ai ndryshoi sistemin e votimit duke reduktuar numrin e zonave zgjedhore e duke u lejuar për të parën herë atyre që jetojnë jashtë kufijve, të hedhin votën e tyre. Hezbullahu, synon të shtojë praninë e tij në asamble. Libani ka pasur prej kohësh një sistem ndarjeje të pushtetit politik mes përfaqësive të ndryshme fetare. Numri i vendeve në parlamentin e tij ndahet mes të krishterëve, myslimanëve dhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit duhet të vijnë nga një sfond i caktuar fetar. Kryeministri aktual Saad Hariri shkaktoi një krizë të vërtetë politike në muajin nëntor kur u largua në drejtim të Arabisë Saudite me pretekstin se i druhej një tentative ndaj jetës së tij, por një muaj më vonë hoqi dorë përfundimisht nga vendimi i tij për të lënë postin. Bashkimi Evropian ka dërguar monitorues në të gjitha zonat zgjedhore të Libanit.