Emiri i Katarit tërheq devetë nga Arabia Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i74900-emiri_i_katarit_tërheq_devetë_nga_arabia_saudite
Tamim bin Hamad Ale Thani, emiri i Katari, synon t'i tërheqë me dhjetëra mijëra deve të tij nga Arabia Saudite dhe t'i transferojë ato në Iran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 08, 2018 07:57 Europe/Tirane
  • Emiri i Katarit tërheq devetë nga Arabia Saudite

Tamim bin Hamad Ale Thani, emiri i Katari, synon t'i tërheqë me dhjetëra mijëra deve të tij nga Arabia Saudite dhe t'i transferojë ato në Iran.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se gazeta "Al-Menatik" e Arabisë Saudite, duke cituar Fahd bin Hathlejn, kryetarin e klubit të deveve në Arabinë Saudite, ka deklaruar se katariotët duke përfshirë edhe Sheik Tamim bin Hamad, emiri i Katarit dhe babai i tij Hamad bin Khalifa Ale Thani, kanë rreth 50 mijë deve në Arabinë Saudite. Kjo gazetë duke cituar disa burime unanime, ka shtuar: "Sistemi që sundon në Doha po përgatitet për transferimin e deveve të emirit të Katarit dhe të babait të tij nga Arabia Saudite në Iran dhe është formuar një grup për të mbikëqyrur këtë proces".