Kolonët sionistë hyjnë me dhunë në Xhaminë Al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75080-kolonët_sionistë_hyjnë_me_dhunë_në_xhaminë_al_aksa
Me dhjetëra kolonë sionistë kanë hyrë me dhunë në mënyrë të tmerrshme në ambientet e Xhamisë Al Aksa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 10, 2018 09:06 Europe/Tirane
  • Kolonët sionistë hyjnë me dhunë në Xhaminë Al-Aksa

Me dhjetëra kolonë sionistë kanë hyrë me dhunë në mënyrë të tmerrshme në ambientet e Xhamisë Al Aksa.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se kolonët sionist ditën e enjte me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist kanë hyrë me dhunë në ambientet e xhamisë Al Aksa dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë duke hedhur slogane anti-islame. Vlen të theksohet se Xhamia Al Aksa konsiderohet simboli kryesor i identitetit islamik të Palestinës dhe qyteti Bejtul-Mokades vazhdimisht po përballet e veprimet shkatërruese të regjimit sionist. Në mënyrë të vazhdueshme kolonët sionistë të mbështetur nga forcat ushtarake të regjimit sionist hyjnë me dhunë në këtë vend të shenjtë dhe ofendojnë simbolet e shenjta fetare të myslimanëve. Ndërkohë forcat ushtarake të regjimit sionist të enjten kanë kryer sulme dhe bastisje të gjera në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar 9 qytetarë palestinezë.