Plagosen 34 pjesëtarë të personelit mjekësor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75214-plagosen_34_pjesëtarë_të_personelit_mjekësor
Ushtarët e regjimit sionist gjatë përleshjeve me palestinezët në kufijtë lindor të Rripit të Gazës, kanë gjuajtur me plumba dhe gaz lotsjellës dhe kanë plagosur 34 pjesëtarë të personelit mjekësor si dhe kanë shkatërruar katër autoambulanca.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 12, 2018 08:38 Europe/Tirane
  • Plagosen 34 pjesëtarë të personelit mjekësor

Ushtarët e regjimit sionist gjatë përleshjeve me palestinezët në kufijtë lindor të Rripit të Gazës, kanë gjuajtur me plumba dhe gaz lotsjellës dhe kanë plagosur 34 pjesëtarë të personelit mjekësor si dhe kanë shkatërruar katër autoambulanca.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ashraf Al Kadre, zëdhënës i Ministrisë palestineze të shëndetësisë, të premten në mbrëmje në një deklaratë ka njoftuar se ushtarët e regjimit sionist kanë sulmuar personelin mjekësor palestinez me qëllim që ata të mos mund t'i ofrojnë ndihmë palestinezëve të lënduar në protesta. Që nga fillimi i protestës "E drejtë për kthim" e deri më tani, 55 palestinezë janë martirizuar dhe të paktën 9000 të tjerë janë plagosur.