Rai Aljum: Qeveria saudite kërkon të blejë armë bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75236-rai_aljum_qeveria_saudite_kërkon_të_blejë_armë_bërthamore
Arabia Saudite nuk ka infrastrukturë të nevojshme për aktivitetet bërthamore dhe po përpiqet të arrijë një armë bërthamore për të konkurruar me Iranin, njoftoi gazeta Rai Aljum.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 12, 2018 09:36 Europe/Tirane
  • Rai Aljum: Qeveria saudite kërkon të blejë armë bërthamore

Arabia Saudite nuk ka infrastrukturë të nevojshme për aktivitetet bërthamore dhe po përpiqet të arrijë një armë bërthamore për të konkurruar me Iranin, njoftoi gazeta Rai Aljum.

Ministri i jashtëm saudit Adel al-Xhubeir në një bisedë me rrjetin amerikan CNN tha se vendi i tij do të përpiqej të arrinte një armë bërthamore nëse Irani do t'a kishte atë. Këto fjalë nuk ishin të reja nga zyrtarët sauditë, ndërsa edhe princi i kurorës saudite Mohamed bin Salman kishte raportuar për përpjekjen për të arritur një armë bërthamore. Shefi i inteligjencës së Arabisë Saudite, Turki al-Faisal gjithashtu kishte theksuar këtë shumë më herët. Rai Aljum shkruan: Deklaratat e Al-Faisal ishin bërë në vitin 2003 përpara nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore të Iranit, deklaratat e bin Salman ishin bërë pas marrëveshjes bërthamore dhe deklaratat e Adel al-Xhubeir pas largimit të SHBA nga marrëveshja bërthamore.  Arabia Saudite ka investuar në projektet e Pakistanit për armë bërthamore dhe beson se mund të blejë bomba atomike sapo t’i kërkojë. Kohë më parë gazeta amerikane Nju Jork Times në një artikull të titulluar “ Amerika a do ta ndihmojë Arabinë Saudite që të posedojë armën atomike”, shkruan se në rast se Amerika nuk kontrollon planet e Arabisë Saudite për prodhimin e energjisë elektrike me tokologjinë bërthamore dhe për ndërtimin e 16 reaktorëve bërthamorë brenda 25 viteve të ardhshme, Arabia Saudite këto reaktorë do t’i transformojnë në reaktorë me potencial për prodhimin e armëve atomike. Sipas kësaj gazete, sauditët nuk thonë se pas izraelit duan të kthehen në poseduesin e dytë më të madh të centraleve bërthamore në rajonin e destabilizuar të Lindjes së Mesme. Ata insistojnë në ndërtimin e reaktorëve për prodhimin e energjisë së nevojshme në vend dhe thithjen e të ardhurave nga shitja e naftës jashtë vendit. Mirëpo ekzistojnë shenja se Arabia Saudite kërkon të shpenzojë për prodhimin e armëve atomike si mjet mbrojtës përballë rivalit kryesor të saj Iranit. Në kohën e administratës Obama, negociatat për çështjen bërthamore të Arabisë Saudite nuk arritën asnjë rezultat për arsye se sauditët nuk pranonin të zotoheshin se do të hiqnin dorë nga cikli i prodhimit të uraniumit dhe plutoniumit.