Militantët takfiristë i dorëzojnë armët izraelite trupave siriane
(last modified Sat, 12 May 2018 18:00:47 GMT )
May 12, 2018 20:00 Europe/Tirane
  • Militantët takfiristë i dorëzojnë armët izraelite trupave siriane

Militantët takfiristë të sponsorizuar nga jashtë kanë dorëzuar sasi të mëdha armësh dhe municionesh shpërthyese, disa prej të cilave janë prodhuar nga Izraeli, përpara evakuimit të tyre nga qytetet në jug të Damaskut.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë SANA njoftoi të shtunën se ekstremistët i dorëzuan armët e tyre ndërsa po largoheshin nga qytetet Jelda, Babila dhe Beit Sahem, si pjesë e një procesi për të deklaruar Damaskun jugor zonë të lirë nga terrorizmi. Mes armëve dhe municioneve të terroristëve kishte predha të kalibrit 60mm, 80mm dhe 120mm, pistoleta 14.5mm dhe mitralozë 23mm PK, pushkë snajper, granatahedhës, pajisje improvizuese shpërthyese dhe mina tokësore izraelite. Në shtator 2016, ligjvënësi izraelit, Akram Hasoon, akuzoi regjimin e Tel Avivit për dhënien e drejtpërdrejtë të ndihmës ushtarake për anëtarët e grupit terrorist Xhabhat Fateh al-Sham, i njohur më parë si Fronti Nusra. Ai theksoi se Izraeli kishte ofruar pajisje të përparuara teknologjike për militantët e Xhabhat Fateh al-Sham, me qëllim që t'u jepte atyre epërsi në përleshjet me forcat qeveritare siriane.

 

Tags