6 të vrarë nga shpërthimi i një autobombe në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75282-6_të_vrarë_nga_shpërthimi_i_një_autobombe_në_siri
Nga shpërthimi i një autobombe në qytetin Edlib të Sirisë janë vrarë 6 persona.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 13, 2018 09:02 Europe/Tirane
  • 6 të vrarë nga shpërthimi i një autobombe në Siri

Nga shpërthimi i një autobombe në qytetin Edlib të Sirisë janë vrarë 6 persona.

Sipas agjencisë IRNA të lajmeve në këtë shpërthim përveç të vrarëve kanë mbetur të plagosur edhe 28 civilë të tjerë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Edlibi është një qytet që ndodhet në veriperëndim të Sirisë në afërsi të kufirit me Turqinë dhe ai mbahet i pushtuar nga terroristët. Terroristët pas disfatave të njëpasnjëshme të tyre në Siri, kanë nisur sulmet me bomba dhe automba duke vënë në objektiv masën civile. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Bisedimet në Astana janë zhvilluar në mënyrë paralele me bisedimet e paqes në Gjenevë, që sponsorizohen nga OKB-ja.