Qindra kolonë radikalë hebrenj hynë në Al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75342-qindra_kolonë_radikalë_hebrenj_hynë_në_al_aksa
Zëdhënësi i Drejtorisë së Fondacionit Islam në Kuds, Firas Dibs, tha se bëhet fjalë për qindra kolonë të cilët vërshuan në oborrin brenda kompleksit
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 13, 2018 10:38 Europe/Tirane
  • Qindra kolonë radikalë hebrenj hynë në Al-Aksa

Zëdhënësi i Drejtorisë së Fondacionit Islam në Kuds, Firas Dibs, tha se bëhet fjalë për qindra kolonë të cilët vërshuan në oborrin brenda kompleksit

Qendra informative e Palestinës njoftoi se në mbështetje të forcave policore dhe ushtarake, sot në mëngjes një grup i madh i kolonëve sionistë kanë hyrë në Xhaminë Al Aksa në Kodsin Lindor. Zëdhënësi i Drejtorisë së Fondacionit Islam në Kods, Firas Dibs, ka thënë se bëhet fjalë për qindra kolonë sionistë të cilët vërshuan me dhunë në oborrin brenda kompleksit. Organizatat radikale sioniste javën e kaluar bënë thirrje të gjithë hebrenjve për vizitë masive në Al-Aksa. Ndërhyrja e kolonëve sionistë me prani të madhe të policisë izraelite shkaktoi tensione të reja në Kodsin Lindor.