Qindra kolonë radikalë hebrenj hynë në Al-Aksa
Zëdhënësi i Drejtorisë së Fondacionit Islam në Kuds, Firas Dibs, tha se bëhet fjalë për qindra kolonë të cilët vërshuan në oborrin brenda kompleksit
Qendra informative e Palestinës njoftoi se në mbështetje të forcave policore dhe ushtarake, sot në mëngjes një grup i madh i kolonëve sionistë kanë hyrë në Xhaminë Al Aksa në Kodsin Lindor. Zëdhënësi i Drejtorisë së Fondacionit Islam në Kods, Firas Dibs, ka thënë se bëhet fjalë për qindra kolonë sionistë të cilët vërshuan me dhunë në oborrin brenda kompleksit. Organizatat radikale sioniste javën e kaluar bënë thirrje të gjithë hebrenjve për vizitë masive në Al-Aksa. Ndërhyrja e kolonëve sionistë me prani të madhe të policisë izraelite shkaktoi tensione të reja në Kodsin Lindor.