Forcat sioniste martirizojnë një palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75386-forcat_sioniste_martirizojnë_një_palestinez
Forcat sioniste dhe një herë duke përdorur armët e zjarrit kanë martirizuar një palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2018 03:34 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste martirizojnë një palestinez

Forcat sioniste dhe një herë duke përdorur armët e zjarrit kanë martirizuar një palestinez.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia France Press sipas të cilës forcat sioniste kanë sulmuar lindjen e rripit të Gazës duke martirizuar një të ri palestinez. Në rripin e Gazës prej 30 marsit të kaluar organizohen protesta për të drejtën e kthimit protesta që nisën pikërisht në ditën e Tokës. Që nga ajo datë e deri më tani janë martirizuar mbi 55 palestinezë dhe janë plagosur mbi 9 mijë të tjerë. Forcat e regjimit sionist dje gjithashtu kanë arrestuar një të ri 16 vjeçar palestinez në rajonin BPLJ. Ndërsa mediat palestineze kanë njoftuar se rreth 1600 sionistë të mbështetur nga forcat e regjimit sionist kanë sulmuar dhe ofenduar xhaminë Al Aksa.