Nasrallah: T'i besosh Amerikës është idiotësi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75460-nasrallah_t'i_besosh_amerikës_është_idiotësi
Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, duke iu referuar shkeljeve të ligjeve dhe rezolutave ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara, tha: "Pas gjithë këtyre përvojave me amerikanët, besimi në zotimet dhe premtimet e Uashingtonit është idiotësi".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2018 15:34 Europe/Tirane
  • Nasrallah: T'i besosh Amerikës është idiotësi

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, duke iu referuar shkeljeve të ligjeve dhe rezolutave ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara, tha: "Pas gjithë këtyre përvojave me amerikanët, besimi në zotimet dhe premtimet e Uashingtonit është idiotësi".

"Shtetet e Bashkuara nuk u shqetësuan aspak për interesat e aleatëve të tyre kur vendosën të dilnin nga marrëveshja bërthamore me Teheranin. Prandaj, bisedimet e paqes për Palestinën nuk do të japin rezultat nëse në to përfshihen SHBA-të" deklaroi të hënën Sejed Hasan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut. Ai tha se gjatë javëve të ardhshme, Presidenti i SHBA Donald Trump do të njoftojë zyrtarisht "marrëveshjen e shekullit" të mbrojtur shumë prej tij. Nasrallah shtoi se e drejta e palestinezëve për kthimin në atdheun e tyre, e cila është një gur themeli i çështjes palestineze, do të hiqet në "marrëveshjen e shekullit" dhe një shtet i ardhshëm palestinez mund të krijohet vetëm brenda Rripit të Gazës. Shefi i Hezbollahut vuri në dukje se disa shtete arabe po shpikin pretekste fetare për të legjitimuar okupimin e tokave palestineze nga Izraeli, duke theksuar se regjimi i Rijadit pretendon se territoret e pushtuara i përkasin Izraelit.