Protestat e mijëra refugjatëve palestinezë në Liban kundër regjimit sionist
May 16, 2018 14:16 Europe/Tirane
Mijëra refugjatë palestinezë që jetojnë në Liban njoftuan mbështetjen e tyre për protestat masive "E drejta për t'u kthyer", duke mbajtur demonstrata pranë kufirit me territoret e pushtuara.
Më shumë se 3,000 refugjatë palestinezë që banojnë në kampet libaneze në jug të Libanit, iu përgjigjën thirrjes së grupeve palestineze për të deklaruar mbështetjen e tyre për marshimin "E drejta për t'u kthyer", në përvjetorin e Nekbatit dhe për të protestuar kundër transferimit të ambasadës amerikane në Kudsin e pushtuar. Autoritetet palestineze kanë deklaruar se 60persona mes tyre edhe 8 fëmijë janë martirizuar dhe mbi 3000 të tjerë janë plagosur nga dhuna e forcave ushtarake të regjimit sionist.