Bin Salman mund të jetë vrarë!
Faqja e internetit e gazetës Rai al-Youm me anë të një artikulli shqyrtoi sekretin e mungesave afatgjata të Princit të Kurorës Saudite.
Në një artikull të titulluar "Pyetja Diplomatike: Pse Princi Muhamed bin Salman nuk del para kamerave?", ky sajt shkruan: " Diplomatët evropianë, në periferi të një samiti të kohëve të fundit në Aman, kryeqytet i Jordanisë, po diskutonin sekretin e mungesave të fundit në media të Princit të Kurorës të Arabisë Saudite. Një diplomat anglez e pyeti një zyrtar jordanez: A keni dijeni mbi arsyen e fshehjes së princit Muhamed bin Salman dhe mosparaqitjes së tij para kamerave?"
Por problemi këtu nuk përfundon këtu. Mediat arabe dhe saudite publikuan sot imazhet e ceremonisë së syfyrit, të mbretit Salman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite, me anëtarët e familjes në pushtet dhe një numër ministrash dhe princash me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në pamjet e publikuara nuk duket ndonjë imazh i princit të ri të Arabisë Saudite Muhamed bin Salman! Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, thuhet se u plagos pas sulmit të muajit të kaluar në afërsi të Pallatit të Mbretit në Arabinë Saudite. Gazeta e Al-Manar e Palestinës njoftoi muajin e kaluar, vetëm disa ditë pas të shtënave pranë Pallatit Mbretëror Saudit, se një numër i mediave sioniste kanë spekuluar mbi mundësinë e plagosjes së Muhamed bin Salman. Kjo gazetë në një artikull me titull: 'Ku është princi i kurorës saudite sot?', shkruan: " Media arabe më parë njoftuan mbi të shtënat pranë pallatit të princit të kurorës dhe u fol për mundësinë e një grushti shteti kundër Muhamed bin Salman. Më pas, mediat izraelite njoftuan se bin Salman është qëlluar nga një plumb dhe është dërguar në spital për t'u trajtuar. Sipas mediave izraelite, shkëmbimi i zjarrit mes Muhamed bin Salmanit dhe vëllezërve të tij nga djemtë e mbretit Salman, të cilët për një orë e gjysmë ishin të ftuar në një darkë të shtruar nga mbreti Salman në Pallatin Awja". Në të njëjtin raport, gazeta palestineze gjithashtu shkruan: "Princi i Kurorës Muhamed bin Salman po qëndron i fshehur nga mediat dhe zyra e tij nuk ka lëshuar asnjë deklaratë zyrtare rreth asaj që ndodhi gjatë takimit të tij me vëllezërit e tij". Zhdukja e dukshme e princit të kurorës saudite Muhamed bin Salman nga syri i publikut dhe i mediave ka bërë që disa media iraniane të pyesin nëse një nga njerëzit më të fuqishëm në mbretërinë saudite mund të jetë vrarë gjatë një grusht shteti të tentuar muajin e kaluar. Princi i kurorës saudite, Muhamed bin Salman, thuhet se u godit nga dy plumba gjatë sulmit të 21 prillit në pallatin mbretëror në Riad dhe mund të ketë i vdekur pasi ai nuk është shfaqur në publik që nga incidenti, shkruan gazeta iraniane Kayhan, duke cituar "një raport shërbimi sekret të dërguar nga zyrtarët e lartë të një shteti arab të paidentifikuar ".