Shfaqet fotografia e parë e Bin Salman pas disa javë mungese
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75764-shfaqet_fotografia_e_parë_e_bin_salman_pas_disa_javë_mungese
Pas mungesës prej disa javësh, Princi i Kurorës Saudite Mohamed bin Salman u shfaq në një formë jozyrtare në media dhe qarqet saudite pas të shtënave pranë pallatit të mbretërisë së Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 18, 2018 07:56 Europe/Tirane
  • Shfaqet fotografia e parë e Bin Salman pas disa javë mungese

Pas mungesës prej disa javësh, Princi i Kurorës Saudite Mohamed bin Salman u shfaq në një formë jozyrtare në media dhe qarqet saudite pas të shtënave pranë pallatit të mbretërisë së Arabisë Saudite.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Sputnik, Bedr Al Asaker, këshilltar special i princit të kurorës saudite ka shfaqur një foto të Bin Salman në krah të Mohmaed ben Isa, mbretit bahrejnas, Sheikh Mohamed ben Zajed, princi i kurorës së Abu Dhabit dhe Abdul Fatah Al Sisi, president i Egjiptit dhe ka thënë se para disa ditësh janë takuar me njëri-tjetrin në Egjipt. Në këtë fotografi bin Salman dhe bin Zajed shfaqen me rrobe jozyrtare, ndërsa Al Sisi me pantallona dhe këmishë jozyrtare. Al Asaker nuk përmend kohën e saktë të këtij takimi.