Pasuria e biznesmenëve të Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfiskohet
Kapitali i disa tregtarëve dhe biznesmenëve të Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfiskohen nga princi i kurorës së Abu Dhabit.
Faqja informative “Arabi 21” në internet duke cituar një funksionarë të EBA, ka thënë se Muhamed bin Zajed Ale Nahjan, princi i kurorës së Abu Dhabit duke marrë shembull vëllain e tij Muhamed bin Sleman, princin e kurorës së Arabisë Saudite, synon të konfiskojë një pjesë të pasurisë dhe kapitalit të disa biznesmenëve të EBA”. Thuhet se Muhamed bin Zajed ka dhënë urdhër për formimin e një komiteti të lartë të përbërë nga përfaqësues të Bankës Qendrore dhe nga aparati i sigurimit të EBA për të përcaktuar llogaritë bankare të pasanikëve dhe biznesmenëve të EBA. Princi i kurorës së Abu Dhabit gjithashtu ka urdhëruar ndalimin e transaksioneve bankare në shumë mbi 5 milion dërhem jashtë EBA-ve përveçse me lejen e Bankës Qendrore të këtij vendi. Aktualisht numri i miliarderëve në qytetin e Dubait ka shkuar në 40 persona.