Pasuria e biznesmenëve të Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfiskohet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75922-pasuria_e_biznesmenëve_të_emirateve_të_bashkuara_arabe_mund_të_konfiskohet
Kapitali i disa tregtarëve dhe biznesmenëve të Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfiskohen nga princi i kurorës së Abu Dhabit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 20, 2018 08:08 Europe/Tirane
  • Pasuria e biznesmenëve të Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfiskohet

Kapitali i disa tregtarëve dhe biznesmenëve të Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfiskohen nga princi i kurorës së Abu Dhabit.

Faqja informative “Arabi 21” në internet duke cituar një funksionarë të EBA, ka thënë se Muhamed bin Zajed Ale Nahjan, princi i kurorës së Abu Dhabit duke marrë shembull vëllain e tij Muhamed bin Sleman, princin e kurorës së Arabisë Saudite, synon të konfiskojë një pjesë të pasurisë dhe kapitalit të disa biznesmenëve të EBA”. Thuhet se Muhamed bin Zajed ka dhënë urdhër për formimin e një komiteti të lartë të përbërë nga përfaqësues të Bankës Qendrore dhe nga aparati i sigurimit të EBA për të përcaktuar llogaritë bankare të pasanikëve dhe biznesmenëve të EBA. Princi i kurorës së Abu Dhabit gjithashtu ka urdhëruar ndalimin e transaksioneve bankare në shumë mbi 5 milion dërhem jashtë EBA-ve përveçse me lejen e Bankës Qendrore të këtij vendi. Aktualisht numri i miliarderëve në qytetin e Dubait ka shkuar në 40 persona.