Zbulohet një depo me armatime në Hamah të Sirisë
Forcat e ushtrisë siriane kanë zbuluar një depo me armatime në rajonin Hamah.
Sipas një njoftimi të agjencisë Sana të lajmeve, ushtria siriane dje është futur në qytezën Horbanafse në periferinë jugore të Hamahut. Ushtria siriane pasi ka pastruar zonën nga minat, ka zbuluar shumë armatime dhe pajisje ushtarake të terroristëve që ndodheshin në këtë zonë. Ushtria siriane në këtë zonë ka zbuluar të paktën dy baza të grupeve terroriste të njohur me emrat Brigadat e Drejtësisë dhe Brigadat Ansar. Ndërkohë nga veriu i Sirisë mësohet se terroristët kanë sulmuar lagjet Nil dhe Khaledie në qytetin Alepo. Ndërsa në jug të Damaskut, ushtria siriane ka thyer rrethimin e terroristëve në zonën Haxhed Asud. Për momentin ushtria siriane po zbaton taktika të reja ushtarake për të pastruar zonat në jug të Damaskut nga prania e terroristëve të ISIS. Ushtria siriane ka nisur operacionin për pastrimin e jugut të Damaskut që nga koha e largimit të terroristëve nga rajoni Gute Lindor.