Vendoset armëpushim i përkohshëm në jug të Damaskut
May 21, 2018 14:21 Europe/Tirane
Një funksionar ushtarak i Sirisë ka deklaruar se armëpushimi i përkohshëm është vendosur në zonën Haxherul-Asvad në jug të Damaskut, me qëllim të krijimit të kushteve për respektimin e çështjeve humanitare.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se zbatimi i këtij armëpushimi ka filluar nga nata e kaluar dhe gjatë kësaj periudhe personat civilë, gra, fëmijë dhe persona të moshuar po largohen nga lagjja Haxherul-Asvad. Autoritetet ushtarake të Sirisë kanë thënë se armëpushimi i përkohshëm përfundon sot (të hënën) dhe ushtria e Sirisë pas këtij armëpushimi, menjëherë do të rifillojë operacionet kundër grupit terrorist ISIS në këtë zonë.
Tags