Sulm raketor në aeroportin e Arabisë Saudite
May 21, 2018 10:40 Europe/Tirane
Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka gjuajtur një raketë balistike në një aeroport në jugperëndim të Arabisë Saudite, në shenjë hakmarrje për sulmet ajrore të kryera nga mbretëria saudite.
Rrjeti televiziv al-Masira i Jemenit tha të hënën se trupat Huthi kanë hedhur një raketë balistike Badr-1 në aeroportin Xhizan duke goditur me sukses objektivin. Një raport televiziv saudit tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kishin kapur dhe shkatërruar predhën. Forcat jemenase sulmuan me raketa dhe artileri një bazë të mercenarëve sauditë në Naxhran, duke vrarë dhe plagosur një numër të madh mercenarësh.
Tags