Zgjedhjet në Irak dhe dështimi i Arabisë Saudite
Komisioni zgjedhor i Irakut njoftoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të vendit. Rezultatet dëshmuan se koalicioni politik i udhëhequr nga kleriku shi’it me ndikim Muktada al-Sadr fitoi 54 vende - shumicën e vendeve në parlament.
Blloku Fatah i udhëhequr nga Hadi al-Amiri, i cili ka lidhje të ngushta me Njësitë Popullore të Mobilizimit, doni në vendin e dytë me 47 vende. Koalicioni Nasr, i kryesuar nga blloku i kryeministrit të tanishëm Haider al Abadi doli në vendin e tretë me 42 vende. Koalicioni Shteti i Ligjit i udhëhequr nga ish-kryeministri Nuri al-Maliki fitoi 25 vende. Megjithëse nën 45 për qind të 24 milionë votuesve të mundshëm të vendit morën pjesë në zgjedhje, fitorja e bllokut të Sadrit mund të çonte në një zhvendosje të sistemin politik të Irakut.
Elitat e Irakut janë pesimiste ndaj formimit të një qeverie koherente, sepse qasjet e miratuara nga blloku i Sadrit kanë qenë paradoksale. Udhëtimi i Sadrit në Arabinë Saudite dhe takimi i tij me princin e kurorës Mohamed bin Salman ka ngritur shqetësime në mesin e elitave irakiane. Kjo është për shkak se vizita u zhvillua pavarësisht nga politikat destruktive të Arabisë Saudite në rajon që kanë ndikuar negativisht në Irak. Elitat e Irakut besojnë se takimi mund të hapë themelet për polarizimin e shoqërisë dhe krijimin e ndarjeve mes myslimanëve shiitë.
Besohet se blloku i Sadrit, i cili fitoi shumicën e vendeve parlamentare, do të rrisë kërkesat e tij dhe do të kërkojë mbajtjen e ministrive kryesore të tilla si ministritë e jashtme, të mbrojtjes, të naftës, të sigurisë dhe të ekonomisë. Sidoqoftë, ka shpresa që grupet e tjera shi’ite të jenë në gjendje t'i qëndrojnë kërkesave të tepruara të lëvizjes së Sadrit.
Një vështrim në zgjedhjet parlamentare të Irakut tregon se populli irakian është fituesi i vërtetë dhe sauditët janë humbësit. Zgjedhja e bllokut Fatah të udhëhequr nga Hadi al-Amiri si blloku i dytë më i madh në parlamentin e Irakut tregoi se populli irakian është i vetëdijshëm për komplotet rajonale të cilat synojnë të minojnë unitetin e vendit. Prandaj, sauditët do të dështojnë të kryejnë komplotet e tyre për t’a kthyer Irakun në epokën para vitit 2003 dhe të polarizojnë shoqërinë.
Prania me ndikim e disa partive në parlament do të pengojë planet e blloqeve pro-saudite për të ndryshuar politikat e vendit në favor të Riadit. Në fakt, votimi parlamentar i Irakut është pengesa e dytë për sauditët pas zgjedhjeve parlamentare të Libanit. Mbretëria u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet parlamentare të Libanit, por Hezbollahu dhe aleatët e tij politik dolën fituesit më të mëdhenj që parandalojnë komplotet e Arabisë Saudite.